Agim Bahtiri shërohet nga COVID-i, ndodhet në shtëpinë e tij në Holandë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur ta mposhtë virusin korona.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të bërë në FB, teksa ka thënë që gjendja e tij shëndetësore është shume e mirë, ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij në Holandë.
Ky është postimi i tij:
Të nderuar qytetarë,
Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVIDIN-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoaj me sukses këtë virus të keq.
Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, aktualisht ndodhem në shtëpi, në Holandë.
I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor.
Së shpejti do t’u rikthehem punëve të përditshme në komunë.
Me respekt,
Agim Bahtiri