75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ Pritje të gjata në kufirin Hungari-Serbi, diaspora drejt vendlindjes

Në prag të festave të fundvitit, siç duket interesimi i bashkatdhetarëve për të ardhur në vendlindje është i madh.

Derisa, gjatë pushimeve të verës, për shkak të pandemisë, pati atmosferë të zbehtë dhe pak lëvizje nga mërgimtarët, ndonëse ende gjendja është e rëndë, ata tashmë ia kanë mësyrë tokës ku u lindën, transmeton IndeksOnline.

Vetëm sot, në pikën kufitare Hungari-Serbi, u panë qindra makina, të cilat prisnin në radhë, ku u krijua edhe kolonë e gjatë.

Po ashtu, edhe përmes rrugëve ajrore, duket se do të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve, pasi që numri i madh i biletave të aeroplanëve po shitën nga çasti në çast.

Kujtojmë se Kosova nuk është izoluar për shkak të virusit korona, derisa kryeministri i republikës, Avdullah Hoti, në një konferencë shtypi, tha se situata është stabile, ngase s’ka rritje të numrit të rasteve pozitive./Indeksonline