75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Hajnat thyejn murin e marketit në Gurrakoc të Istogut, vjedhin cigare në vlerë 9000 euro

Një market në Gurrakoc të Istogut është thyer javën që po e lëmë pas. Hajnat kishin arritur të depërtonin në depon e këtij marketi, duke vjedhur paketa me cigare në vlerë 9.000 euro.

Indeksonline ka siguruar pamjet e kamerave ku shihet një person i maskuar, duke kryer këtë vepër penale.

Për të depërtuar në depo, hajnat kishon thyer murin e objektit.

Në xhirimin pesë minutësh shihet se si njëri nga hajnat pa u ngutur fare arrin të vidhte cigare të llojeve të ndryshme.

Deri tani nuk është arrestuar personi, lidhur me këtë rast./Indeksonline/