75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Suhareka përfiton edhe një donacion në vlerë 500 mijë euro

Komuna e Suharekës ka përfituar edhe një donacion në vlerë 500.000 euro, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari Bali Muharremi, i cili tha se përmes këtij projekti përfitojnë tri shkolla.

Marrëveshja është nënshkruar sot me Admir Shalën drejtor menaxhues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Postimi:

Përfituam edhe një donacion në vlerë 500.000 euro.

Sapo nënshkrova marrëveshjen me z.Admir Shala drejtor menaxhues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku brenda kësaj vlere përfitojnë tri shkolla.

Shkolla e mesme teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suahrekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, janë shkollat përfituese ku do të implementohet projekti.

Angazhimet tona vazhdojnë dhe prioriteti ynë për investime vazhdon të mbetet edhe sektori i arsimit.

Bali Muharremaj