Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim lamtumirës Shefin e OSBE-së Jaan Brathu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim lamtumirës me Shefin e deritanishëm të OSBE-së, Jaan Brathu, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë.
Shefja e diplomacisë kosovare dhe z.Brathu diskutuan për situatën aktuale në vend, për rolin e OSBE-së dhe bashkëpunimin e këtij misioni me institucionet e Kosovës.
Në këtë takim, u bisedua edhe për situatën pandemike, që ka pasur ndikim edhe në punën e institucioneve të Kosovës, edhe të Misionit të OSBE-së.
Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi kreun e deritanishëm të OSBE-së, z. Brathu për punën e tij në Kosovë dhe i uroi sukses në detyrat e reja.
