75 Mall Live Search
18:51 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Tom Cruise nervozohet me stafin e tij, i kërcënon me përjashtim nëse thyejnë sërish rregullat anti-covid

Aktori i famshëm Tom Cruise është kthyer në një ‘shef të keq’.

Kur po xhiron filmin e fundit “Mission Impossible 7”, xhirimet u penguan disa herë për shkak të pandemisë Covid-19, pasi stafi theu protokollin e Covid-it, gjë e cila e ka zemëruar keq aktorin.

Cruise nuk ka aspak dëshirë që xhirimet e filmit të vazhdojnë të shtyhen dhe kërkon ta përfundojë sa më parë projektin që ka nisur. Aktori ka “kërcënuar” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna.