Hasani, Tomë Gashit: Është dashur t’i tregosh OVL-së mos të publikoj dosje, keni fol për patriotizma!

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka konsideruar të gabuar veprimin e avokatit Tomë Gashi, kur OVL-UÇK bënte publike dosjet e Gjykatës Speciale.
Sipas Hasanit, avokati ishte dashur të jepte këshilla juridike, e jo t’i fuste “në kurth” krerët e organizatës.
“Kur je avokat, duhesh me i tregu njërit, mo mos… NMë vjen keq, njerëzit kanë shku në Hagë. Avokatët që i kanë rreh krahët, flasin nëpër televizione patriotizma.
Avokati duhet me fol vetëm anën juridike e me i thënë: Mos i publiko se është vepër penale, e shkon në burg”, ka deklaruar Hasani në Dukagjin. /Indeksonline/