Zemaj përkrahë organizatat në zvogëlimin e kërkesës për droga

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemja ka takuar edhe drejtorin ekzekutiv të qendrës Mediko Psiko Terpeutike “Labiyrinth”, Safet Blakaj, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Organizatave dhe Institucioneve shëndetësore për trajtimin e përdoruesve të drogave me theks të veçantë në komponentën e zvogëlimit të kërkesës për droga dhe trajtimin e komplikimeve të tyre.
“Si ministër i shëndetësisë kohë më parë kam nënshkruar edhe Udhëzimin Administrativ për përdorimin e Metadonit si garantimin e furnizimit të vazhdueshëm me Metadon për organizatat që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave më si terapi zëvendësues dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Fondin Global për mbështetje në këtë fushë”, ka thënë Zemaj në një postim në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë se ka diskutuar edhe për rolin e MSH-së dhe institucioneve shëndetësore për zbatimin e strategjisë nacionale për parandalimin e përdorimit të drogave.