Ja si do të jetë moti për vikend

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditëve të ardhshme do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku i motit stabil pa qarkullim ajror, që sjell kushte që koncentrimi i ndotësve ajror të mbetet i rritur pranë sipërfaqes tokësore.
18.12 – Kryesisht me diell. Nëpër ultësira kryesisht me mjegull/vransira të ulëta. 19.12 – Përgjatë ultësirave kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Në vise malore kryesisht me diell.
20.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta me mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
21.12 – Kryesisht me vransira. Përgjatë ultësirave mbetet mot kryesisht me vransira të ulëta dhe mjegull.Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 2C, e temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 10C, mirëpo në pjesët e mbuluara me mjegull do të mbeten më të ulëta dhe do të luhaten nga 3C deri 5C. Nga dita e diel maksimalet në rënie.Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje graduale lartë mbi vlera normale.