Babai raporton në polici zhdukjen e vajzës: Që 13 ditë ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer

Rastet e zhdukjeve të persona të ndryshëm në Kosovë nuk janë të rralla në raportet policore, transmeton IndeksOnline.
Thuajse çdo javë raportohet një rast i ri.
Ndërsa një rast i zhdukjes është raportuar në policinë e Kosovës në rajonin e Prizrenit. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, një prind ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia me datën 06 dhjetor dhe ende nuk është kthyer në shtëpi.
Për këtë rast policia ka njoftuar se janë duke u kryer hetimet./IndeksOnline/