75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Daut Haradinaj: Uniforma e institucioneve të sigurisë është vet shteti ynë

Shefi I Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ndaj sulmit të sotëm ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i plagosur njëri nga zyrtarët e rendit.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se uniforma e institucioneve të sigurisë, është vet shteti ynë.

“Sulmi me armë ndaj uniformës është i papranueshëm dhe si i tillë kërkon dënimin e merituar. Uniforma e institucioneve të sigurisë është vet shteti ynë”, ka shkruar Haradinaj.