75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

U.d drejtori i Policisë vizitoi zyrtarin e plagosur në Veternik

U.d. Drejtori i Përgjithshëm Samedin Mehmeti, sot në mëngjes vizitoi stacionin policor Jugu në Prishtinë, ku u takua me zyrtarë të këtij stacioni si dhe zyrtarin e plagosur gjatë ballafaqimit me të dyshuarit në rastin e grabitjes në tentativë në Veternik të Prishtinës.

Gjatë bashkëbisedimit Drejtori Mehmeti përgëzoi zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa zyrtarit të plagosur i uroi shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu U.d. Drejtori i Përgjithshëm vizitoi edhe vendin e ngjarjes së incidentit.