Lajm i mirë për Milanin/ Ibrahimoviç gati për lojë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm në mëngjesin e së premtes.
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka zhvilluar stërvitjen e parë në grup pas 4 javësh.
39-vjeçari pritet të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme ndaj Sassuolos, por me shumë gjasë nuk do të luajë nga fillimi.
Suedezi ishte lënduar në ndeshjen kundër Napolit dhe pavarësisht që nuk ka luajtur prej një muaj, ai vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Serien A me 10 gola, aq sa kanë Cristiano Ronaldo e Romelu Lukaku.
/Indeksonline/