Selmani gjen klub të ri, nënshkruan kontratë me vlerë një milion euro

Astrit Selmani është transferuar te klubi suedez Hammarby, duke nënshkruar një kontratë deri më 2024.
Vlera e kësaj kontrate kap shumën totale mbi një milion euro, shkruan Indeksonline.
Selmani në këtë edicion ka qenë sulmuesi më produktiv shqiptar, në Evropë.
Ai ka shënuar 15 gola dhe 6 asistime me Varbergun, duke qenë një nga 3 golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit suedez.
Ndryshe, Selmani ka shprehur dëshirën që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, por ende nuk ka marrë ftesë nga trajneri Bernard Challandes.
/Indeksonline/