Kurti viziton Bulliqin: Kanë vullnet t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi ka treguar se dje ka qenë në vizitë në Podujevë, tek kryetari i ri i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Përmes këtij postimi, Kurti ka shkruar se ia ka shprehur Bulliqit gatishmërinë e LVV-së që ta ndihmojë e përkrahë Besianën në secilën fushë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re. Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm. Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme.