U largua nga Gjilani, Gentjan Mezan flet për herë të parë për të ardhmen e tij

Trajneri i njohur, Gentjan Mezani ka më shumë se një javë që është larguar nga klubi i SC Gjilanit.
Mezani shkëputi marrëveshjen me klubin e Gjilanit në mënyrë të dyanshme për t’i lënë në dorë gjysmë tjetër të sezonit, tashmë trajneri të ri, Bylbyl Sokolit, shkruan IndkesOnline
Që nga dita kur ai u largua nga Gjilani pothuajse nuk kishte asnjë lajm në lidhje me aventurën e tij të re.
Kështu, IndeksOnline ka biseduar me ish-teknikun, Mezani i cili aktualisht ndodhet në Vlorë dhe thotë se ende nuk ka ndonjë ofertë.
“Për momentin jam në Vlorë dhe nuk kam oferta dhe të them të drejtën nuk është se dhe e kam menduar shumë këtë gjë, padiskutim që në një moment tjetër do t’i marr në konsideratë nëse do të kem ndonjë ofertë”, tha Mezani.
Nën drejtimin e Mezanit, skuadra e Gjilanit arriti për herë të parë të luaj në gara evropiane, e që mbetet suksesi më i madh i kësaj skuadre./IndeksOnline/