Mitrovica merr vendim: 100 euro dënim për personat që hedhin fishekzjarre në hapësira publike

Komuna e Mitrovicës sot ka marr një vendim mbi fishekzjarret.
Çdo person që hedh fishekzjarre në hapësirat publike, do të dënohet me nga 100 euro, thuhet në vendimin e Komunës së Mitrovicës.
Në Vendim, Komuna u ndalon shitjen e këtyre mjeteve personave që nuk kanë licencë.
Po ashtu me këtë vendim ndalohet përdorimi i ndezjes së fishekzjarrëve në hapësira publike dhe zona të banuara përveç me datën 31 dhjetor nga ora 23:00 deri në 01:00.
Kushdo që nuk e respekton këtë vendim, do të gjobitet me 100 euro./Indeksonline/
