75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / Blerim

Barcelona barazon me Valencian në ‘Camp Nou’

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Barcelonës dhe Valencias, duel ky në kuadër të xhiros së 14’të në La Liga.

Skuadra e Koeman barazuan në 2:2 me një Valencia që sot u tregua e fortë, shkruan IndeksOnline

Për Barcelonën shënuan Messi e Araujo e për Valencian, Diakhaby dhe Gomez.

Me këtë barazim, Barcelona kap vendin e pestë me 21 pikë e Valencia aktualisht ndodhet në vendin e 12’të në tabelë me vetëm 15 pikë në 14 xhiro të zhvilluara.