75 Mall Live Search
20:21 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Dikush nga Jasharajt nuk pajtohet me deklaraten e Bekimit

Kushëriri i Bekim Jasharit, Lavdimi nuk është pajtuar me deklaratën e kryetarit të Skënderajit. Madje, kushëriri i Bekës mendin se egoja për pushtet po e dëmton atë. Me një status në Facebook, anëtari i familjes të Ali Jasharit nuk kursen edhe kritika të tjera për të. “Është për keqardhje kur mendon se Aleksander Vuçiç i dëgjon fjalët e Bekim Jasharit, se në atë zonë të Drenicës nuk ka pas luftë. Ne jemi dëshmitarë që okupatori serb, nuk ka lënë as edhe një pëllëmb të Kosovës pa e shkelur, pa e poshtëruar e dhunuar.

Bota nuk është armiku ynë, ne jemi armiq të njëri tjetrit! Solidaritet njerëzor midis familjeve, kjo është gjithë çka kërkova.

Nuk e di nëse pushtuesit na paskan mbajtur afër njëri tjetrit dhe u deshëm si vëllezër apo sot egoja për pushtet dhe pasuri ju ka ndryshuar e verbëruar.

Kur i biri i Hamëz Jasharit, e mohon luftën dhe njerëzit e UÇK-së, vetëm për konsum politik, atëherë gjykata speciale nuk është për t’u çuditur.

Po ata trima të lagjes Jasharaj, të cilët ranë heroikisht në oborrin e Adem Jasharit, ishin shokë të tij, apo qëlluan rastësisht në betejën e 5,6 dhe 7 Marsit.

Si dhe pse asnjëherë nuk iu kujtua Bekim Jasharit, të përmend shokët e lagjes Jashari, të cilët u vranë së bashku me 20 anëtarët e familjes së tij, apo duhet të përmend vetëm ata të cilët e përkrahin sot POLITIKISHT.

Besoj që familja e Bacit Shaban Jashari, janë të distancuar nga ky politikan përndryshe gjithçka çfarë kanë bërë për këtë shtet është në rrezik” shkruan Lavdim Jashari në reagim.