75 Mall Live Search
21:15 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Aksidenti te rrethi i Çakllavicës: 5 persona të lënduar, 4 vetura të dëmtuara dhe 3 lokale private

Një aksident trafiku në mes katër automjeteve kishe ndodhur rreth orës 19:00 te Rrethi i Çakllavicës në Prishtinë.

Nga ky aksident kishin mbetur të lënduar pesë persona.

Kështu tha për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo tha se janë dëmtuar tri lokale private, dy furra buke dhe një market.

“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një  aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy  të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete). Aktualisht në vend ngjarje ndodhen njësitet përkatëse të cilat po merren me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/