75 Mall Live Search
10:07 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / OSH

Mbi 8 kilometra kolonë në kufirin Kroaci-Serbi

Shumë mërgimtarë janë nisur drejt Kosovës gjatë këtij vikendi.

Por, ata gjatë rrugës për në vendlindje po hasin në kolona disa kilometra të gjata, transmeton Indeksonline.

Nga informacionet që ka siguruar Indeksonline përmes mërgimtarëve, kolona në kufirin Kroaci-Serbi është 8.8 kilometra e gjatë.

Në këtë pikë kufitare, mërgimtarët po detyrohen të presin disa orë. /Indeksonline/