Botë, mbi 76 milion të infektuar dhe 1 milion të vdekur nga COVID 19

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 76 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,693,692 njerëz dhe janë shëruar mbi 53 milionë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 189,650 persona, duke e çuar numrin në total mbi 18 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,559 njerëz dhe numri në total ka shkuar 323,404. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar, shpërndarjen e vaksinave antiCovid-19 për personat e parë me rrezikshmëri të lartë.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 26,834 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,031,659 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 342 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 145,513.
Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 17,565 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,460,555 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 189 njerëz dhe numri në total është 60,418.
Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 23, 970, njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,493,961 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 411 njerëz dhe numri në total është 26,414. Sakaq, Kancelarja Angela Merekel ka njoftuar 3 ditë më parë për një mbyllje të dytë për shkak të kurbës në rritje të infektimeve, ku është vendosur që ta mbyllë të gjithë vendin deri në datën 10 janar, me një lehtësim për festa.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 16,306 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,938,083 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 533, duke e çuar shifrën në total 68,447, njerëz. Vendi po përgatitet për një fund vit pa festa, pasi e gjithë Itali është shpallur zonë e kuqe.
Greqia, po ashtu ka vendosur një izolim të vendit dhe një shtim të masave izoluese të cilat do të zgjasin deri në 10 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 901 persona, duke e çuar numrin në total 130,485 dhe kanë ndërruar jetë mbi 58 persona dhe numri i vdekjeve në total është 4,102. Sakaq, Greqia ka deklaruar se do të fillojë shpërndarja e vaksinave në datën 26 dhjetor dhe vendi ka përgatitur frigoriferët për mbajtjen e tyre.