Tetë persona humbën jetën për 24 orë nga COVID 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 sa i përket gjendjes pandemike në Kosovë, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe 8 persona kanë vdekur.
IKSHPK ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes.