75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia e Kosovës ende në kërkim të grabitësit Riad Sopjani, kërkon ndihmën e qytetarëve

Pas rasteve të fundit të grabitjeve në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Si rezultat i punës së policisë është identifikuar Riad Sopjani, 19 vjeç, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në grabitjet e fundit në Prishtinë.

Deri më tani edhe pse është publikuar identiteti i tij, Policia e Kosovës nuk ka rënë në gjurmët e tij dhe për këtë po kërkon nga qytetarët e Kosovës, që në rast se kanë informata për këtë person të njoftojnë policinë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati dhe  është shpallë në kërkim nga ana e policisë.