Edhe Franca pezullon udhëtimet nga Anglia

Franca është bërë vendi i fundit që ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe për shkak të frikës nga një mutacion i ri i koronavirusit që përhapet me shpejtësi.
Vendi ndjek Irlandën, Gjermaninë, Hollandën, Italinë dhe Belgjikën në vendosjen e kufizimeve, transmeton Indeksonline.
Në Francë, udhëtimi nga Mbretërinë e Bashkuar do të pezullohet nga mesnata e mbrëmjes së sotme.