75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Është këngëtare, por, Xhensila di të gatuajë

Muaji i fundit i vitit, është koha më e bukur për të.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj në muajin dhjetor bëhet shumë e lumtur dhe nuk përton fare të bëj gjëra që mbase njerëzit nuk kanë menduar se ajo mund t’i bëj, shkruan Indeksonline.

Ajo në Instagram ka hedhur disa fotografi ku shihet duke gatuar një ëmbëlsirë kek.

“Është koha më e mrekullueshme e vitit” shkroi ajo ku shihet mjaft e lumtur.

Një detaj që vërehet në foto është edhe kuzhina e saj, shumë unike dhe e dekuruar me detaje interesante, siç është një skulpturë./Indeksonline/