E thotë shoku i tij: Salah nuk është i kënaqur te Liverpooli

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah nuk është “i lumtur” në Liverpool dhe klubi tani po mendon të shesë yllin, pretendon ish-shoku i tij Mohamed Aboutrika.
Salah, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm që kur arriti në Anfield në vitin 2017, refuzoi të përjashtojë një lëvizje në Real Madrid ose Barcelona gjatë një interviste të fundit me AS.
Sulmuesi gjithashtu tha se ishte i zhgënjyer që nuk u bë kapiten për ndeshjen e Liverpoolit në Champions League kundër Midtjylland.

Aboutrika, i cili luajti 100 ndeshje për Egjiptin, tha se Salah ishte i pakënaqur në Liverpool.
“Unë e thirra Salah për situatën e tij në Liverpool dhe ai është i mërzitur, por kjo kurrë nuk do të ndikonte në performancën e tij në fushë”.
“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ai më tha arsyet pse nuk është i lumtur, por ato janë sekrete dhe unë nuk mund të flas në lidhje me të në publik. Një nga arsyet që e bëri Salah të zemërohej që ai nuk ishte kapiten kundër Midtjylland“, ka thënë ndër të tjerash Aboutika.
Salah u bashkua me Liverpoolin nga Roma për 42 milion € në vitin 2017.
Aboutrika beson se kampionët e Premier League po mendojnë të shesin sulmuesin 28-vjeçar.
“Sipas mendimit tim, Liverpool po konsideron shitjen e Salah për qëllime ekonomike, ” tha ai.
Salah ka shënuar 110 gola në 173 paraqitje në karrierë për Liverpool, përfshirë 16 në këtë sezon.
Ai e ka ndihmuar klubin të fitojë Premier League, Champions League, UEFA Super Cup dhe Kupën Botërore të Klubeve. /IndeksOnline/
A special goal. A special player.
— Liverpool FC (@LFC) December 20, 2020
The Egyptian King ? pic.twitter.com/2lT3tA3pV3