75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Alvarez mposht boksierin britanik Smith, mbron titujt e WBA dhe WBC

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Callum Smith, duke unifikuar titujt kampionë bote në peshën super të mesme.

Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit meksikan: 119-109, 119-109 dhe 117-111, shkruan Indeksonline.

Tashmë Alvarez mban titujt e kategorive WBA dhe WBC në peshën super të mesme, duke qenë edhe kampion bote në 4 kategori të ndryshme peshash.

Sfida e zhvilluar në San Antonio u dominua nga Canelo Alvarez, që e meritoi fitoren edhe pse Smith rezistoi deri në fund.

Grushtet e meksikanit bënë diferencën, duke mos i dhënë asnjë shans britanikut Smith të fitojë.

Për Canelo Alvarez ky është suksesi nr.54, ndërkohë që numëron edhe 1 humbje e 2 barazime. Ndërsa për Smith kjo ishte humbja e parë në karrierë, që vjen pas 27 fitoresh radhazi. /IndeksOnline/