75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Lista Serbe bojkoton mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk janë paraqitur fare zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Lista Serbe nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, derisa kanë paralajmëruar dalje nga Qeveria nëse nuk u përmbushen kërkesat.

Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë presion ndaj Qeverisë së Hotit, duke bërë presion se mund të largohet dhe të ndikojë në rënien e Qeverisë aktuale./Indeksonline/