75 Mall Live Search
11:16 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Komuna e Vushtrrisë fiton 212,915€ grant për top përformancë në ambient

Komuna e Vushtrrisë është radhitur në top mesin e fituesve në grantin e përformancës:” Mjedis i pastër”, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ-i (gjerman).

212,915€ është shuma e grantit për përformancën e mirë në fushën e mjedisit që Vushtrria ka fituar, si komunë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën gjermane GIZ për vlerësimin si dhe ka pohuar se Komuna e Vushtrrisë ka fituar këta 3 vjet afro 2 milionë € si rezultat i përformancës së mirë në fusha të ndryshme.

“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentit si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional”, u shpreh Tahiri.