Dëmtohet gypi i ujit në Bregun e Diellit

Një pjesë e banorëve të “Bregut të diellit: sot do të mbesin pa ujë të pijshëm, kjo pasi që është dëmtuar një gyp i ujit në këtë lagje. Bëhet fjalë për rrugën “ Xheladin Hana”, në të cilën para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600mm, transmeton IndeksOnline.
Këtë e kanë bërë të ditur nga kompania rajonale e ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Deri në eliminimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë.
Ju mbajmë të informuar për detaje”, thekson komunikata.