75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Itali: Shpërthim në një fabrikë të fishekzjarreve, tre të vdekur

Mediat italiane kanë raportuar për shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë raportuar tre viktima.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në  Casalbordino, në provincën Chieti.

Ndërkohë zjarrfikësit të cilët  kanë ndërhyrë për të vënë në kontroll flakët shprehen se 3 persona kanë humbur jetën dhe po ashtu është bllokuar trafiku për ata që udhëtojnë në jug.