75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Aksident në mes të një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e sotme në qytetin e Gjakovës, saktësisht në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mes të një motoçikletë dhe veture, raporton IndeksOnline.

Për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur rrethanat e aksidentit, duke treguar se deri tek ai ka ardhur nga pakujdesia.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia te dyshuarit i cili me automjetin e tij Opell Astra, i cili ishte duke lëvizur përgjatë rrugës dytësore (të dheut) dhe kur arrin në rrugën kryesore me përparësi kalimi fillon kyçjen në mënyrë të pasigurtë dhe ia mere përparësinë e kalimit motoçikletës me ngasës viktimës, dhe motoçikleta përplaset në automjet në pjesën e përparme”, shpjegoi rrethanat e aksidentit Gjukraj.

Ai ka treguar se të lënduarit i është ofruar trajtim mjekësor.

“Si pasoj e aksidentit ne veture dhe motoçiklete ka dëme material, ndërsa lëndime trupore motoçiklisti, ndihmën e parë e ka marrë në Emergjencën e Gjakovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë shtrohet në repartin e Ortopedisë për shkak te lëndimeve të rënda fracture në këmbën e majtë”, tha Gjurkaj për IndeksOnline”. theksoi Gjurkaj.

Ai tutje ka treguar se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë ndërsa në lidhje rasti është njoftuar Prokurori i shteti i cili me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt./IndeksOnline/