75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

415 vdekje të reja nga Coronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar 415 vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit dhe 10.872 raste pozitive.

Sipas reuters, Italia gjatë 24 orëve të fundit kreu 87.889 testime për Covid-19, derisa nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 69.215 viktima.

Italia hyn në vendet në Evropë me së shumti raste pozitive dhe të të vdekurve, derisa në total ka shënuar 1.96 milionë raste pozitive.