75 Mall Live Search
17:38 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Zafir Berisha: Passwordin e Facebook-ut tim nuk e ka askush, as gruaja ime

Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që mos të mos ta ndajnë passwordin e Facebook-it me personat tjera.

Ai i ftuar në emisionin Frontal në T7 , tha se passwordin e Facebook-ut të tij e ka veç ai.

“Vetëm unë e di passwordin tim. Tani jam i bindur se edhe passwordi është i rëndësishëm. Është diçka personale. S’kemi pas ndonjë kërkesë të ndërsjellët në këtë drejtim. Ajo e ka të vetin unë timin. S’ka ndonjë arsye për ta shkëmbyer”, tha ai.