75 Mall Live Search
18:04 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Telat e rrymës së një Banderi në fshatin Milloshevë po rrezikojnë banorët

Banorët e fshatit Milloshevë përmes një video që kanë dërguar në IndeksOnline, kanë regjistruar talat që bartin energji elektrike në një bander duke shkaktuar flakë dhe që po rrezikon banorët që jetojnë për rreth.

Ende nuk dihet defekti që është duke e shkaktuar këtë rrezik, por është e rëndësishme që ekipet e KEDS-it, duhet menjëherë të ndërhynë për të ndalur këtë avari.

Banorët kanë bërë të ditur për IndeksOnline, se kanë njoftuar KEDS-in, por deri më tani ata ende nuk kanë shkuar për të intervenuar.