75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

OBSH: Kemi parë një sërë ndryshimesh por asnjë nuk ka ndryshuar efektivitetin e vaksinës

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje mutacionin e ri të Covid që është shfaqur në Angli. Kryetarja e sëmundjeve emergjente në OBSH, Maria Van Kerkhove ka thënë se Covid-19 po muton me një shpejtësi më të ngadaltë madje se edhe një grip sezonal. Më tej ajo është shprehur se deri tani ndryshimet që i kanë ndodhur virusit nuk ndikojnë në ndjeshmërinë e virusit ndaj vaksinave anti-covid. Ndër të tjera në fjalën e saj ajo tha se shpreson që të vazhdojë kështu ecuria e mutacionit pasi nuk ka asnjë rrezik në këtë form.

SARS-CoV-2 po krijon mutacion me një shpejtësi shumë më të ngadaltë sesa gripi sezonal. Dhe deri më tani, edhe pse kemi parë një numër ndryshimesh dhe një numër mutacionesh, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ndikim të rëndësishëm në ndjeshmërinë e virusit ndaj ndonjë prej terapeutikëve, ilaçeve ose vaksinave të përdorura aktualisht, dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë të jetë kështu,” tha ajo.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.