75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, pesë persona të lënduar

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e ndeshjes mes dy veturave, pesë persona janë lënduar.

“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se  si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

(FOTO ILUSTRUESE)