Të gjithë gjyqtarët ishin PRO që vota e Etem Arifiti të shpallej e pavlefshme

Pak minuta më parë, Gjykata Kushtetuese e publikoj vendimin për votën e Etem Arifit. Tashmë edhe zyrtarisht, vota e deputetit Arifi është e pavlefshme.
9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan pro që kjo votë të shpallej e pavlefshme, transmeton Indeksonline.
Me anë të këtij vendimi, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti bie dhe vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 45 ditë. /Indeksonline/