75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Kosovari harron një zinxhir ari në motel/ Lajmëron policinë: E morën punëtorët e motelit

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Një person ka raportuar se në dhomën e një moteli në Graçanicë kishte harruar një zinxhir ari, dhe kur ishte kthyer ta merrte nuk e kishte gjetur.

“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ

Qagllavicë, 21.12.2020, 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në dhomën e një moteli ku kishte qëndruar kishte harruar një zinxhir ari dhe kur ishte kthyer të bisedonte me menaxherin kishte marr përgjigje negative. I njëjti dyshon se zinxhirin ia kishin marr punëtorët e motelit. Rasti vazhdon nën hetime”, njofton policia e Kosovës. /IndeksOnline/