75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Zvezda-Milan, pritet të jetë me tifozë në stadium

Ylli i Kuq do të takohet me Milanin mesin e muajit shkurt të vitit të ardhshëm në kuadër të Europa Leagues. Menjëherë pas hedhjes së shortit, një nga pyetjet ishte nëse tifozët, do të kishin mundësinë për të mbushur tribunat e stadiumit “Rajko Mitiq”.

Epidemiologu Predrag Kon ka thënë se deri atëherë me shumë gjasa situata do të përmirësohet dhe se do të hapen dyert e stadiumit për tifozët. Edhe Federata do të bëjë kërkesë që së paku në ndeshjen ndaj Milanit tifozët të jenë në stadium.

Ylli i Kuq, do të presë ndeshjen e parë Milanin më 18 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë./Indeksonline/