75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasada e SHBA-ve del me reagim zyrtar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada amerikane ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se Qeveria e Hotit është jolegjitime. SHBA-ja bën thirrje që të gjitha partitë politikë të respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Po ashtu, SHBA-ja kërkon që qytetarët duhet të kenë mundësinë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre nëpërmjet zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore” thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane, në Prishtinë./Indeksonline/