Mobilizohet VV-ja, paralajmërojnë Qeverinë “Kurti 2”

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se i janë gëzuar tej mase vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e Qeverisë së Hotit.
Aktivistët e partisë së Albin Kurtit kanë paralajmëruar Qeverinë “Kurti dy”.
“…të gatshëm për fitoren e madhe, QeveriaKurti2”, thuhet në mbishkrimin e tyre.
Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktvendimin për votën e deputetit Etem Arifit.
