Prezantuesja dhe futbollisti i njohur ndahen pas 9 vitesh

Melisa Sata dhe Kevin Prince Boateng i kanë dhënë fund lidhjes. Marrëdhëniet aspak të mira në çift e kanë shtyrë bukuroshen italiane dhe futbollistin e Monzës, që t’i japin fund historisë 9-vjeçare të dashurisë.

Lajmi është konfirmuar nga dyshja në rrjetet e tyre sociale, ku zbulojnë se pas një periudhe distancimi nga njëri-tjetri kanë vendosur ta ndërpresin përfundimisht marrëdhënien e tyre të dashurisë. Melissa dhe Boatengu kanë pranuar se asgjë nuk po shkon mirë midis tyre prej kohësh.

Sulmuesi i Monzas dhe prezantuesja italiane u martuan në vitin 2016, por prej vitit 2019 marrëdhënia u kris, ndërsa ndarja duket se ka qenë edhe hapi i duhur për ta. Nga martesa e tyre, çifti Boateng ka një djalë, Maddoxin, të cilin kanë vendosur që ta rrisin së bashku.
