75 Mall Live Search
14:15 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Ekskluzive: Masat e reja, ndryshon orari i lëvizjes, gastronomia do të punojë deri në këtë orë

Kryeministri Hoti do të prezantojë sot masat e reja në një konferencë shtypi. Indeksonline ka siguruar disa nga masat e reja që do të hyjnë në fuqi që nga nesër.

Orari i lëvizajes do të shtyhet dhe do të vlejë në të gjitha komunat.

Nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve.

Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin “Merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”./Indeksonline/