75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Abrashi përmend datën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve

Sapo ka përfunduar takimin midis u.d. të presidentit Vjosa Osmani dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka thënë se në këtë takim është përmendur 7 shkurti si data e mundshme kur sovrani mund t’u drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Qeverinë dhe përbërjen e re parlamentare.

Ai ka thënë se aktualisht janë të gatshëm të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Data e cila është përmendur është 7 shkurti, por do të kemi edhe takime të tjera. Sa u përket zgjedhjeve për momentin, jemi të mendimit  të shkojmë të vetëm në zgjedhje, por për këtë do të mblidhet struktura e partisë”, tha Abrashi.  

Skena politike duhet të gjejë forcë të miratojë projekbuxhetuin e vitit të ardhshëm, ka thënë Abrashi.