A lëshoi “pe” Qeveria e Kosovës për dasmat dhe ahengjet familjare?

Qeveria e Kosovës pritet t’i prezantojë masat e reja mbrojtëse kundër Covidit- 19.
Ndonëse orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:00, ndryshime nuk janë bërë sa u përket dasmave dhe ahengjeve familjare.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë me dije se Qeveria e vendit nuk ka lëshuar “pe”, derisa ka ndaluar ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë. /IndeksOnline/