Çitaku publikon me emër e mbiemër personin që e ofendoi: Çdo mesazh si ky do ta raportojë në polici!

Diplomatja kosovare, Vlora Çitaku, në rrjetin social FB ka publikuar një mesazh kërcënues të një qytetari.
Ai e ka ofenduar atë, veçse e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.
Çitaku ka thënë se çdo mesazh si ky, do ta raportojë në polici.
Ky është postimi i plotë:
Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoja e as t’i publikoja mesazhet si ky më poshtë.
Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët, duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim.
Sot vendosa me e ndryshue kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportojë në polici. Në facebook nuk ju lodhi.
P.S Nuk po ndihem e ofendume
