Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve, pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm në Prishtinë, sot me datë 22.12.2020, ka realizuar një plan taktik, me ç ‘rast kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si: “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.
Gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– (2) telefona mobil.
– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro
– (2000) dymijë dinar
– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen ne ndalim për 48 orë.
“Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në njoftim të policisë, transmeton IndeksOnline.