Këta janë 3 futbollistët e Ballkanit që u votuan në formacionin e vitit në Kosovë

Të mërkurën, Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë ceremoninë e zakonshme për të shpërblyer laureatët e vitit.
Për formacionin më të mirë të vitit, gjithmonë votojnë trajnerët e ekipeve të Superligës.
Sipas burimeve të Indeksonline, nga skuadra e Ballkanit janë zgjedhur 3 lojtarë, Mirlind Daku, Ermal Krasniqi dhe Armend Thaqi.
Sulmuesi Mirlind Daku do të fitojë edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit, me 25 gola të shënuar gjatë 2020-tës në të gjitha garat.
/Indeksonline/